Subscribe

Teksa mazhoranca po ngre një komision të posaçëm për raportin e Dick Martyt, presidenti Ilir Meta e quajti këtë turp. Para gazetarëve, ai tha se mazhoranca po përpiqet të përçajë shqiptarët.

 

“Parlamenti të ngrejë komision për këtë ligjin që thash unë. Ky është turpi më i madh që bën Kali i Trojës sepse dihet kush i fabrikoi akuzat e Dick Martyt, se cilat vende  dhe shtete e mbështetën, e sponsorizuar dhe kërkon të heqë vëmendjen nga ata dhe të fusë përçarjen mdisi shqiptarëve. Çfarë t’ju them më shumë për këtë çështje.”

 

Balla ka theksuar se ky komision do të synojë mbledhjen e të gjitha të dhënave dhe dëshmive për t’i çuar më pas këshillit të Europës një raport të plotë që zbardh të vërtetën rreth akuzave për krime lufte. Ai ka hedhur poshtë idenë se ky komision ngrihet vetëm për të goditur liderin e opozitës Basha dhe ish-kryeministrin Berisha, edhe pse sipas Ballës PD ka kryer tradhti kombëtare duke votuar rezolutën e këshillit të Europës për akuzat e Dick Martyt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *