Ish-drejtori i IT në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Rista, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për serverin e tatimeve. Ai u ka treguar deputeteve, detaje mbi pasojat, që sipas tij sollën ndërhyrjet në server gjatë mesit të muajit nëntor 2013. Rista tha se sistemi u fik për 3 javë dhe pasojat u reflektuan në buxhet. Ai deklaroi se në databasen e tatimeve nuk u shfaqën 4.3 milionë deklarata tatimore, si dhe u klonuan deklaratat e 15 viteve. Në dëshminë e tij, ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve tha se këto ndërhyrje mund të devijojnë tregun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *