Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

 

Kryemadhi thotë se zhvillimet në Komisionin Hetimor po duken fiks si një vazhdim i marrëveshjes së 17 Majit, mes Bashës e Ramës.

 

Sipas saj, zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë. Kryemadhi i bën thirrje SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë.

 

“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën. Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë. Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar. Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re! Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *