Subscribe

Per te dytin vit Komisioni Evropian i ka rekomanduar vendeve anetare hapje te negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

Ne nje konference per shtyp, Komisionieri i Zgjerimit Johanes Hahn dhe perfaqesuesja e larte e BE-se Federicha Mogherioni, artikuluan qarte Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kushtet, duke u ndalur gjate tek reforma ne drejtesi.


FEDERICA MOGHERINI – PERFAQESUESE E LARTE E BE

Dua tw nwnvizoi reformen e thelle dhe ambicioze ne drejtesi, si dhe rivleresimin e te gjithe gjyqtareve dhe prokuroreve. Isha vetem pak kohe me pare ne Tirane dhe mbeta e suprorizuar nga fakti se Shqiperia ka perqindjen me te larte te popullsise ne mbeshtejte te BE. Mbi bazen e vleresimeve striktike, per vitin e dyte rresht Komisoni rekomand hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Keto dy vende e kane bere pjese ne tyre te punes, tani eshte radha e Bashkimit Europian te permbush pjesen e tij. Tani, pas rekomandimit tone, topi eshte ne fushen e Keshillit.

 


JOHANNES HAHN – KOMISIONER PER ZGJERIMIN, BE

Shqiperia, ne vecanti ka ndermarr nje trasnformim te rrenjesishem te sistemit te saj te drejtesise, mund ta themi kete disa here kete fakt, duke perfshir nje fushe te paprecedente, ate te rivleresimit te gjyqtareve dhe prokuroreve. Ky proices i vettingut eshte i nje rendesie thelbesore per te ndeshkuar korrupsionin dhe per te ringritur besimin e njerezve ne sistemin e drejtesise

 

Por si Komisioneri ashtu edhe Perfaqesuesja e Larte e BE, nuk komentojne vendimin e Keshillit ne Qershor, nese do te shtyhet apo jo per nje date tjeter, pasi sipas tyre kushtet jane permbushur

 


FEDERICA MOGHERINI – PERFAQESUESE E LARTE E BE

Rekomandimi qe Komisioni i jep Keshillit eshte qe te hap negociatat, sa me shpejte. Ata jane gati, ky eshte rekomadnimi jone. Diskutimi tani eshte tek vendet tona anetare, nese vendet anetare jane gati, por Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut jane gati dhe i qendrojme ketij mendimi per te dytin vit. Ata jane gati te hapin negociatat, cka nuk do te thote qe do te hyne ne union neser ne mengjes. Eshte nje proces i komplikuar, por ata jene gati per hapjen e negociatave

 

Mogherini u ndal dhe tek kriza politike ne Shqiperi.

 


FEDERICA MOGHERINI – PERFAQESUESE E LARTE E BE

Shqiperia eshte gati per te hapur negociatat. Ju i referoheni nje krize politike, por se pari: cili vend nu kalon apo ka kaluar permes krizave politike? Se dyti, Shqiperia cdo here qe ne e kemi vizituar gjithmone ka pasur perplasje apo kriza politike, dhe e njejta gje ndodh dhe ne shtete te tjera ne rajon. Vleresimi yne nuk eshte politik, por teknik

 

Nderkaq me heret Komisioneri per zgjerimin, Johanes Hahn prezantoi paketen e zgjerimit prane Komitetit te Jashtem te Parlamentin Evropian, ku eurodeputetit Eduard Kukan, i beri apel paleve qe te lene menjane interesat partiake.

 


EDUARD KUKAN – DEPUTET I PARLAMENTITN EUROPIAN

Ne Shqiperi ne jemi deshmitar te nje situate te tensionuar politike, do te kete zgjedhje ne 30 qershor dhe i takon partive politike qe te ngrihen mbi interesat partiake dhe te marrin vendime qe i sherbejne qyetareve te Shqiperise, sepse qytetaret e shqipertise e meritojne.

 

Tashme pritet qe nw Qershor Keshilli Europian te mblidhet nga ku do te vendoset dhe fati i Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut per hapjen e negociatave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *