E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Komisionerja për Zgjerim në BE viziton Tiranën javëne ardhshme, zbardhet agjenda e takimeve

Komisionerja për Zgjerim në Bahskimin Europian, Marta Kos, do të mbërrijë në Tiranë të enjten e ardhshme (13 Mars), ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit.

Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, mëson se Kos do të takohet me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Reklamë

Ndërkohë më tej Kos do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”.

Më pas, Kos do të takohet me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, n/kryetarin e kuvendit, deputetin e PD  Agron Gjekmarkaj, kryetaren  ekomisionit parlamentar për Integrimin, deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë