Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime...

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë të panjohur...

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në: Kemi arritur...

Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat...

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet konvikti i...

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe dhjetëra të...

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat e BE...

Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e naftës në...

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti, minimizon protestën...

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet...

Komisioneri Varhelyi përuron një shkollë dhe një kopsht në Kamzë

28 Prill 18:00

Ditën e sotme, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi përuroi shkollën 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshtin Nr. 8, “Luledielli” në #Kamëz. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm gjithashtu Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e BE-së në Shqipëri Z. Alexis Hupin, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Znj. Monica Merino, Kryetari i Bashkisë Kamëz Z. Rakip Suli, fëmijë, nxënës e mësues.

 

Me riparimin e shkollës 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe ndërtimin nga e para të kopshtit Nr. 8, “Luledielli” nëpërmjet Programit “EU4Schools”, përfitojnë drejtpërdrejtë 310 nxënës, 21 mësues, 75 fëmijë të kopshtit, 3 edukatore dhe 9,000 banorë të komunitetit të Laknasit.

 

Gjatë kësaj vizite, Komisioneri Várhelyi dhe të pranishmit vizituan disa klasa, u njohën me fushatën “Unë e dua shkollën time” (#IloveMySchool) ku edhe ndërvepruan me nxënësit rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe ndoqën nga afër ndeshjet e futbollit dhe volejbollit në terrenet e jashtme sportive.

 

Ata vizituan gjithashtu kopshtin dhe kaluan një kohë të shkurtër e shumë miqësore me fëmijët, disa prej të cilëve u angazhuan me mbjelljen e luleve të ndryshme në oborr. Në fund, u mboll në mënyrë simbolike edhe një pemë ulliri.

 

Nëpërmjet këtyre 2 investimeve të “EU4Schools”, i është kushtuar rëndësi standardeve më të larta që institucionet arsimore duhet të kenë.
12 klasa bashkohore e dinjitoze për procesin mësimor;  terrene sportive moderne & 3 laboratore të reja;  dhomë e dedikuar për mjekun e psikologun;  rampa dhe ashensorë për të krijuar lehtësi në aksesin e personave me aftësi të kufizuara;  sistem qendror të ngrohjes dhe ftohjes;
sisteme alarmi kundër zjarrit dhe të mbrojtjes nga zjarri;  kamera sigurie, dalje emergjence, kënd lojërash për fëmijë etj.

 

Këto janë dy prej 23 objekteve arsimore të rindërtuara apo riparuara deri tani në kuadër të “EU4Schools”, një program i cili financohet nga BE përmes një buxheti prej 75 milionë Eurosh. Programi zbatohet nga UNDP, i cili ka siguruar gjithashtu një investim prej 765,000 Euro. Ndërkohë aktualisht, puna vijon me intensitet të lartë në 15 objekte arsimore, të cilat janë në proces rindërtimi apo riparimi.

 

Me “EU4Schools” po ndërtohen shkollat e së ardhmes për brezat që vijnë, me standardet më të larta evropiane dhe për një #arsim sa më cilësor në Shqipëri.

 

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Kamez Komisioneri Varhelyi kopesht perurim shkolle

Nga e njëjta kategori

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime me homologun e tij Nufi dhe kryeministrin Rama

më shumë...

Vijon saga e hakmarrjeve? Dy vëllezërit Lika në kërkim për plagosejn e efektivit, tritoli në marketin e babait të tyre

më shumë...

Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat “rekord”, një i vdekur gjatë gare vrapimi në Paris

më shumë...

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet konvikti i shkollës profesionale ‘Pavarësia’

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:55

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos...

11:38

Vijon saga e hakmarrjeve? Dy vëllezërit Lika...

11:20

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë...

11:16

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në:...

11:10

Valë e pazakontë e të nxehtit godet...

10:58

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet...

10:40

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe...

10:03

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë,...

9:27

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për...

9:23

Tritol lokalit në Tiranë, kamerat e sigurisë...

9:13

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet...

9:11

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat...

9:00

Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje...

8:28

Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e...

8:16

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti,...

8:08

Dashuria, financat dhe surpriza, çfarë kanë rezervuar...

7:57

Temperaturat arrijnë mbi 30°C, por moti sot...

10:41

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së,...

10:26

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish...

10:07

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën...

Më të klikuarat

  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • Dashuria, financat dhe surpriza, çfarë kanë rezervuar yjet p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.