Politikë
Komisioneri për Zgjerim: Mirëpres marrëveshjen për reformën zgjedhore

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar menjëherë pas takimit me përfaqësuesit e opozitës.
Përmes një postimi në Twitter Varhelyi shkruan se takimi me opozitën jashtë parlamentit ishte konstruktiv.
Reklamë
“Diskutime konstruktive me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Shqipëri sot. Unë mirëpres marrëveshjen për rrugën përpara për reformën zgjedhore”.
Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me Varhely tha se marrëveshja për reformën u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




