E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Komisioneri i Zgjerimit: 38 mln euro për sektorët e shëndetësisë të Ballkanit Perëndimor

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka pohuar se BE do të ndajë 38 milionë euro në ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë në betejën kundër koronavirusit.

 

Reklamë

Varhelyi shtoi se po parashikohet edhe rialokimi i mbi 373 milionë eurove për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

 

“I shkrova Kryeministrave të partnerëve tanë #Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër #Koronavirus. Ne po ndajmë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë