Në çështjen “McGonigal” qeveria shqiptare nuk është e përfshirë. Këtë fjali Taulant Balla, kryetari i grupit të deputetëve socialistëve e tha me siguri pasi deklaroi se edhe ai vetë është takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

 

TAULANT BALLA

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

T’i them çdo qytetari shqiptar në këtë histori nuk ka çështje. Në këtë histori nuk mban përgjegjësi asnje autoritet shqiptar. Edhe unë e kam takuar, kemi diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera mes strukturave ligjzbatuese.

 

Balla pretendon se me McGonigal është takuar në kohën kur ai ishte shef i kundërzbulimit të FBI-së në Neë York, por nuk thotë nëse në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë.

 

TAULANT BALLA

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

Ka qenë takim sa kohë ka qenë në atë detyrë. Nuk e kam takuar asnjëherë pasi ka ikur nga ajo detyrë.

 

 

Ka pas përfaqësues nga ambasada amerikane?

 

Përgjigjja ime mbyllet këtu.

 

Në rast të përsëritjes të veprimeve të opozitës si në seancën parlamentare të 26 janarit, ku foltorja u bllokua nga kryedemokrati Sali Berisha dhe të tijtë, mazhoranca qeverisëse do të ndjekë të njëjtën procedurë, votim pa diskutim të rendit të ditës.

 

TAULANT BALLA

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

Ne do të mundohemi që diskutimet të zhvillohen edhe në këtë frymë përpjekje për të vijuar punën normalisht. Është edhe vendimarrja e sekretariatit për votimet dhe procedurat në Kuvendin e Shqipërisë ku deputetët që shkelin hapur rregulloren e kuvendit të mos marrin pjesë në seancat plenare.

 

Shumica i mbetet qëndrimit të saj politik, refuzimit të ngritjes së çdo komisioni hetimor që mban firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Përveç kësaj, në kuvend është ngritur një komision i posaçëm për të bërë ndryshime në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore dhe adresimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *