E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Komentatori argjentinas shpërthen në lot pasi arbitri mbyll ndeshjen me Brazilin, videoja bëhet virale

Fitorja e Argjentinës ndaj Brazilit, duke rrëmbyer pas 28 vitesh Kupën e Amerikës, do të hyjë në histori dhe do të jetë një nga kujtimet më të mira, nëse jo më e mira, në karrierën e Pablo Giralt, një prej komentatorëve  më të njohur argjentinas.

 

Reklamë

Një kohë kur rivaliteti mes dy kombëtareve latine është gjithmonë në nivelet e larta, fitorja ndaj Brazilit është emocioni më i bukur që mund të kenë përjetuar tifozët e Argjentinës.

 

Reklamë

Përmes rrjeteve të tij sociale,  komentatori Giralt publikoi sekondat e fundit të finales së madhe të Copa América 2021.

 

Siç dallohet në video, momentet e fundit të ndeshjes ishin aq drithëruese, sa në momentin që arbitri vërshëllen fundin e lojës, Pablon shpërthen në lot nga gëzimi.

https://youtu.be/FiyC7iJ2quM?t=1

Vazhdo të lexosh

Reklamë