Subscribe

Në Kolonjë dimri vjen shpejt e ikën vonë. Në kushte të tilla atmosferike banorët e kësaj treve të njohur që tani marrin masa për të siguruar zahiretë e stinës së dimrit e deri te drutë e zjarrit.

 

Fshati Rehovë nuk është më shumë se 3 kilometra nga qyteti i Ersekës. Kjo zonë e njohur turistike dikur ka pasur më shumë se 500 banorë dhe 140 shtëpi, ndërsa tani afro gjysma e tyre janë larguar në qytete të tjera dhe emigracion.

 

Pjesa më e madhe e banorëve rikthehen herë pas here, kryesisht në verë apo gjatë fundjavave.

 

Sofia Konini, është një nga banoret e këtij fshati. Të gjithë familjen e ka në emigracion, ndërsa vet jeton në Rehovë, madje shtëpinë e ka kthyer në bujtinë dhe pret turistë vendas dhe të huaj.

 

Fillareta Rusta është një tjetër banore e Rehovës. Ajo tregon se gatimet tradicionale, kryesisht zahiretë e dimrit janë të kërkuara.

 

Jo vetëm banorët e fshatrave, por dhe ata të qytetit të Ersekës gjatë këtyre ditëve merren me përgatitjen e zahireve të dimrit. Gjë e cila është një traditë e hershme e kësaj zone, siç është në të gjithë juglindjen.

 

Në Ersekë ka banorë të cilët jo vetëm prodhojnë gatime tradicionale për veten, por dhe i shesin në qytete të tjera pasi janë shumë të kërkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *