Subscribe

Edicioni i 13-të i kolonisë ndërkombëtare të arteve figurative, mblodhi në Korçë rreth 50 piktorë vendas dhe të huaj. (efekte)

 

Frymëzimin që morën nga qyteti juglindor, ngjyrat e vjeshtës, njerëzit, natyra dhe gjithçka tjetër që ngacmon shpirtin krijues, artistët e shpërfaqën në këto piktura që u bënë pjesë e ekspozitës përmbyllëse “Ditët e Mios” në galerinë e arteve.

 

FATOS BYLYKBASHI

KOORDINATOR

 

“Kam qenë shpesh i ftuar nëpër kolonitë që janë zhvilluar në shtete të ndryshme të Europës dhe atje njihesh me artistë të ndryshëm dhe mu desh vetëm ti ftoja. Nuk kanë patur asnjë informacion dhe kanë qenë tepër të befasuar për mirë. Kanë gjetur në Korçë një miks të kulturës evropiane, si bleta që mbledh nektarin.”

 

29 artistë kanë ardhur nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës, ata shprehen se kanë gjetur në Korçë ngjyra të veçanta frymëzimi që lidhen më tepër me njerëzit mikpritës dhe peizazhin e larmishëm.

 

JEFF ROLAND

PIKTOR FRANCEZ

“Ishte privilegj të isha këtu, Korça më ka mahnitur. U ndjeva si në shtëpi dhe njerëzit ishin shumë mikpritës”

 

MISHEL VALCHEVA

PIKTORE BULLGARE

 

“Ishte hera ime e parë në Korçë, ndihem shumë mirë këtu. Vendet janë fantastike, natyra, vjeshta, pikturat buronin nga shpirti dhe jam e lumtur që mora pjesë.”

 

NIKO TAMOUTSELIS

PIKTOR GREK

 

“Stërgjyshi im ka lindur në Korçë e me pas emigroi drejt Greqisë. Vij nga Follorina dhe qyteti aty është pak a shumë i njëjtë me Korçën. Punuam me piktorë nga i gjithë Ballkani dhe pati shumë bashkëpunim “

 

Organizimi treditor pati në thelb edhe vlerësimin e figurës së piktorit të madh me origjinë korçare, Vangjush Mio, ndër më të rëndësishmit midis artistëve realistë shqiptarë të shekullit të 20-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *