E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kolona e mashtrimeve vijon”/ Tabaku-Ramës: Sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilëson një mashtrim “Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes Ekonomike”.

Krahas një videoje të publikuar në “Facebook” me deklaratat e kreut të qeverisë për shpalljen e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Tabaku shkruan se është e frikshme se si një Kryeministër “shpik” një program të tillë vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.

 

“Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon! E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.  Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion”, shkruan Tabaku.

Reklamë

 

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/673316246931328

Vazhdo të lexosh

Reklamë