Subscribe

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur me ironi akuzave të opozitës për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon. “O jam agjent turk që lufton Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë”, tha Rama.

Sipas tij, ata që po luajnë qëllimisht me ndjenjat kombëtare janë autorët e marrëveshjes së firmosur në vitin 2009. Rama shtoi se ata po shfrytëzojnë rastin për të krijuar një shkak për të ndezur konflikt.

“Shqipëria në vitin 1990 ka bërë ekzaktësisht këtë që ka bërë Greqia sot. E kam rishpjeguar. Çdo shtet që ka dalje në det ka të drejtën të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues të njohur më parë, aty ku është e mundur. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990. E ka depozituar faktikisht ushtrimin e kësaj të drejte në maj të 1990 në Kombet e Bashkuara. Nuk rezulton që Greqia të ketë bërë një reagim apo një deklaratë. Është e drejtë e çdo vendi. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Greqia për detin Jon. Deti Jon është më shumë përtej detit Jon. Nuk ka mundësi fizike për tu shtrirë 12 milje për dy vende. Nëse kjo do ishte kështu, pse jemi në gjyq ne. Si funksionon kështu mes shteteve në mes të Europës. Çfarë të reagojmë ndaj Greqisë kur kjo është pjellë e marrëzisë shqiptare, kur e prodhon mendja e autoritetit më të lartë të Shqipërisë. Nuk ka asnjë lloj lidhje me zonën e kontestuar mes nesh. Këta janë autorët e marrëveshjes të 2009, janë firmosësit e marrëveshjes famëkeqe. Ishte këmbëngulja jonë, rezistenca që pala greke më në fund erdhi në tavolinë për të negociuar një marrëveshje të re. Një marrëveshje të re të drejtë të ndershme. O jam agjent turk që lufton me Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë. Unë jam kryeministri i Shqipërisë ”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *