Shqipëria po përgatitet të hyjë në listën e vendeve me një bazë ushtarake të NATO-s.

 

Aerodromi i Kuçovës është tashmë në planet e aleancës që të shndërrohet në një bazë të rëndësishme ajrore. Ndërkohë 60 vjet me parë Shqipëria kishte prerë urat me traktatin e Varshaves duke mbyllur bazën detare sovjetike në gjirin e Vlorës.

 

Ka kaluar shumë kohë dhe ndryshimi gjithashtu është shumë i madh, për të folur më shumë rreth kësaj temë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë shefi i shtabit të ushtrisë së Shqiperisë Bardhyl Kollçaku.

 

Këtë të enjtje jeni takuar me komandantin e forcës ajrore të NATO-s në Tiranë, cili ishte mesazhi që solli homologu juaj?

 

Si fillim dua të bëj me dije se gjenerali Wolters është general i forcave amerikane ne Evropë dhe në Afrikë dhe komandat i forcave ajrore të aleancës, është përgjegjës për sigurinë ajrore dhe raketore të 29 vendeve të aleancës. Por në kapacitetin e tij ai është përgjegjës për sigurinë dhe fuqinë ajrore të SHBA-së për rreth 104 vende që shtrihen në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në tre oqeanët deri në Antarktidë.

 

Shqipëria këtë vit bën 10 vjet si anëtare me të drejta të plota të NATO-s, a mund të bëjmë një bilanc marrëdhëniesh? Si është paraqitur Shqipëria  në këtë familje deri më tani?

 

Vizita e gjeneralit përveçse formalizimit të aktivizimit të projektit të Kuçovës, zhvillohet në një kohë  kur ne festojmë dhe praninë tonë 10 vjeçare në këtë aleancë. Kjo vizitë në radhë të parë është një domethënie e kontributit dhe e angazhimit të Forcave të Armatosura dhe të Shqipërisë në të gjitha pikat më të nxehta të globit dhe kontributit të saj mbi 10 vjeçar. Projekti i Kuçovës në radhë të parë është një vlerësim për kontributin që vendi ynë jep për sigurinë, dhe në veçanti për kontributin e Forcave të Armatosura gjatë këtyre viteve si pjesë e aleancës.

 

Aleanca ka si projekt që të investojë 50 milionë euro në Kuçove, një mundësi e mirë punësimi në këtë zonë. Për sa kohë mendohet se do të realizohet ky investim në Kuçovë?

Projekti i Kuçovës është një projekt i përbashkët dhe me investime kryesisht të aleancës 50 milionë është vlera fillestare e cila edhe mund të rritet gjatë implimentimit të projektit. Ai përfshin shumë aspekte dhe projekte të tjera që janë brenda tij të cilat do të realizohen në një kohë të shkurtër. Realizimi i këtij projekti është disa vite më pak se tre vjet, siguria e realizimit të tij në kohë është e garantuar kjo jo vetëm nga angazhimi i aleancës por edhe i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes duke siguruar të gjitha kapacitetet e jashtme njerzore për ta realizuar dhe të gjithë mbështetjen proceduriale dhe organizative por edhe bashkëpunimi që ne kemi filluar dhe jemi në rrugë të mbarë me të gjithë agjensitë më të specializuara të aleancës për ta siguruar këtë projekt në kohë duke respektuar të gjitha kërkesat operacionale teknike dhe standarte më të mira.

 

Qeveria e Shqipërisë ka një angazhim si një vend anëtar I NATO-s si dhe vendet e tjera të NATO-s një problem që e kanë edhe vendet e tjera është arritja e objektivit për të shpenzuar 2 % të prodhimit të përgjithshëm kombëtar çdo vit për nevoja të mbrojtjes apo të organizimit të aleancës. Shqipëria është një nga vendet që nuk e ka arritur ende këtë objektiv, por qeveria e ka marrë si angazhim apo jo, po ushtria si e sheh veten në këtë aspekt?

 

Në radhe të parë arritja e objektivit 2 % është një angazhim jo vetëm i Shqipërisë por i të gjithë vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2024 në një projekt të mirëmenduar dhe të dakordësuar nga ministria e Financave dhe nga Kryeministri i Shqipërisë, vendi ynë do të arrijë 2 %  ashtu siç kërkon edhe deklarata e samitit të Uellsit dhe nga këto 20% do të jenë për investime. Ne jemi në një trend rritës këtë vit dhe buxheti është rrit me 24%, sipas të gjitha parashikimeve dhe planeve tona me aleancën. Kjo rritje e buxhetit të mbrojtjes do të shkojë për forcimin e kapaciteteve luftarake për të projektuar siguri jo vetëm për FA por edhe për rajonin dhe në detyrimet kolektive që ne kemi për aleancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *