Subscribe

Zgjedhjet ne Rrogozhinë do të përsëriten. Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” pasi ky i fundit kërkoi pavlefshmërinë e kutisë së burgut ne kete qytet.

 

Pretendimet e opozitës se qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës u ngrit dhe funksionoi në shkelje të ligjeve elektorale u pranua nga trupa e kolegjit zgjedhor.

 

Në vendoret e 14 majit ishte kutia e burgut që përmbysi rezultatin në favor të kandidatit socialist Edison Memolla për bashkinë Rrogozhinë, i cili në fund të numerimit doli me 20 vota më shumë sesa rivali i tij Shkelqim Hoxha.

 

Pas vendimit të formës së prerë të Kolegjit zgjedhor pritet te mesohet data se kur qytetaret e Rrogozhines do ti drejtohen serish kutive te votimit.

Afati ligjor për zhvillimin e procesit të pjesshëm elektoral në Rrogozhinë është 4 javë.

 

Zgjedhjet do të përsëriten vetëm për kandidatin për kryetar bashkie dhe jo për këshillat bashkiake.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *