E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kolegji Zgjedhor përfundon rinumërimin për Bashkinë Kuçovë, ‘vuloset’ rezultati

Rinumërimi i 18 kutive për Bashkinë Kuçovë ka përfunduar, ndërsa rezultati për fituesin mbetet i njëjtë.

 

Sipas rinumërimit të kutive në Kolegjin Zgjedhor rezulton se kandidatit të PS, Kreshnik Hajdari i janë hequr 9 vota, ndërsa kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi vetëm 4 të tilla.

 

Reklamë

Megjithatë, kandidati i PS mbetet fitues me 6901 vota, krahas 6224 votave të Lefter Maliqit.

 

Ishte ky i fundit që kërkoi rinumërim të kutive me pretendimin se procesi i numërimit është shoqëruar me parregullësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë