Sot Kolegji Zgjedhor në Shtetet të Bashkuara te Amerikës do të vulosë zyrtarisht fituesin e zgjedhjeve presidenciale të tre nëntorit.

Anëtarët e kolegjit nuk takohen në një vend ose në një kohë; ata mblidhen në shtetet  përkatëse për të hedhur votat e tyre për president. Disa fillojnë në 10 të mëngjesit dhe disa të tjerë votojnë pasdite.

Tridhjetë e tre shtete kërkojnë nga zgjedhësit e tyre të zgjedhin këdo që fiton votën popullore të shtetit, kështu që nuk pritet të ketë surpriza. Por në  17 shtetet e tjera nuk i  “detyrojnë “ zgjedhësit e tyre, që do të thotë se ata mund të zgjedhin vetë fituesin.

Kongresi do të numërojë zyrtarisht votat. Në këtë moment zgjedhjet certifikohen zyrtarisht dhe detyra e vetme e mbetur është inaugurimi i presidentit te ri te Shteteve te Bashkuara ne 20 janar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *