Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Kolegji “rrëzon” të gjitha kërkesat e PD-LSI dhe vulos fatin e zgjedhjeve të 25 prillit

15 Qershor 15:00

ALMA KOLGJOKA

GJYQTARE, KOLEGJI ZGJEDHOR

“Rrëzohet kërkesa e palës paditëse.”

Me argumentin se provat e depozituara nga Partia demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja “Vetëvendosja” për vjedhje dhe tjetërsim të vullnetit politik janë te pa-mbështetura në ligj, Kolegji Zgjedhor  i jep fund kërkesave të PD, LSI dhe  “Vetëvendosja” për përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit. Pas rrëzimit të ankimimeve njëri pas tjetrit për secilin qark, kjo trupë gjyqësore lë të pandryshuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, 74 mandate për Partinë Socialiste, 59 për koalicionin e udhëhequr nga demokratë “Aleanca për Ndryshim” dhe katër  për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

MARASH LOGU

PERFAQESUES I PD

“Kush nuk është i interesuar për të zbardhur të plotë masakrën zgjedhore të 25 prillit?Kush është i frikësuar nga transparenca e plotë mbi këtë masakër?

Kush është “dora e zezë” që ka mbyllur gojën e komisionerëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve? Kush është “dora e zezë” që mbyll gojën e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor? Kush është “dora e zezë” dhe kriminale që nënshkruan vendime të paligjshme? Përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama.”

 

Për demokratët dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, beteja ligjore nuk do të ndalet. Së bashku ata do të vazhdojnë betejën ligjore për t’u vërtetuar qytetarëve se vota e 25 Prillit u tjetërsua nga Partia Socialiste, që sipas tyre përdori çdo mekanizëm për blerjen e votës.

MARASH LOGU

PERFAQESUES I PD

“Grupi i juristëve që është pranë Partisë Demokratike do të përgatisë shumë shpejt strategjinë ligjore që ne do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut për transparencë të plotë për procesin zgjedhor të 25 prillit.”

SILVA CAKA

PERFAQESUESE E LSI

“Ashtu do të jemi edhe ne, pranë Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim në të gjitha betejat, që e përsëris edhe një herë kanë nisur dhe do të përfundojnë bashkë. Nuk ka vetëm institucione shqiptare që ne e dimë shumë mirë sesi janë formësuar dhe sesi komandohen. Do të shkojmë edhe në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare.”

Me të nënta vendimet e Kolegjit Zgjedhor kundër shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve që do të çonte në përsëritje të procesit, tanimë i takon Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit të certifikojë rezultatin e 25 Prilli.

Ndryshimi i vetëm që pritet nga kjo vendimarrje, është se kush do të marrë mandatin e deputetit, në qarkun e Durrësit, Vlorës për Partinë Socialiste dhe të Tiranës e Fierit, për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Si Edi Rama dhe Monika Kryemadhi ende nuk e kanë vendosur se cilin qark do të përfaqësojnë, për ti hapur rrugë vendimarrjes së KQZ-së, për të përcaktuar përfundimisht emrat e 140 deputetëve të parlamentit të ri.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
25 prill Kolegji LSI Padi PD zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como surprizon

më shumë...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra ende aktive, ja zonat më të rrezikuara

më shumë...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë që drejtësia të bojkotohet vetëm për pagat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.