Subscribe

 

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, në ditën kur partia që përfaqësonte në Parlament mblodhi Asamblenë Kombëtare, përmes një letre të hapur, ka sulmuar ashpër lidershipin partiak. Duke hedhur dyshime mbi manipulim të zgjedhjeve të 18 Qershorit, Kokëdhima mbron pretendimet e opozitës për shtyrje të datës së zgjedhjeve.

 

 “Edi Rama është një individ. Sado i gjithëpushtetshëm të ndihet ai në këtë moment, nuk mund të marrë peng fatet e vendit dhe të çojë në humnerë Partinë Socialiste. Koha e mbetur nuk lejon më që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor. Është e parealizueshme që gjatë kësaj kohe të krijojmë një qeveri të re të shumicës së majtë dhe që ajo të vendosë në zbatim reformën e re zgjedhore që do ta nxirrte vendin nga kriza politike. Data e zgjedhjeve duhet të shtyhet për në vjeshtë dhe është më mirë që ky propozim të dalë nga vetë partia jonë sesa të na e imponojë opozita dhe faktori ndërkombëtar. Nëse kryetari i partisë sonë insiston që të shkojë në zgjedhje me këtë qeveri, me këtë kod zgjedhor dhe më 18 qershor, atëherë ju duhet ta kuptoni se ai po e çon PS-në drejt katastrofës.”

 

Për Kokëdhimën, PS ka nevojë për reforma e masa konkrete të brendshme. Ai bën apel për hapjen e partisë.

 

“Ta çlirojmë partinë nga drejtimi amatoresk, autoritarizmi, arbitrariteti dhe bullizmi i lidershipit aktual. Të rivendosim mjedisin demokratik, vlerat dhe parimet e të majtës, kulturën, rregullat, ekspertizën dhe standardet e një partie politike moderne. Sot ajo është katandisur në një bashkësi parapolitike. Vetëm kështu do ta rikthejmë partinë pranë njerëzve, pranë socialistëve të bazës dhe në shërbim të tyre. Vetëm kështu do mundemi ta nxjerrim atë nga kaosi ideologjik, politik, kulturor dhe organizativ ku është zhytur”

 

Për Koço Kokëdhimën, lidershipi i PS-së po e çon këtë forcë politike drejt opozitës dhe po përgatit rikthimin e PD-së dhe forcave të tjera politike në pushtet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *