E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kokalari “shpërthen” ndaj Bashës: Aspak frymëzues, largoi kundërshtarët e tij

Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari, e cilëson aspak frymëzues fjalimin e kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar.

 

Ajo u ndal edhe te zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, të mbajtura në 13 qershor, duke e quajtur procesin një hipokrizi.

 

“Shikuam të njëjtën sjellje të Bashës. Kishte një falsitet në fjalimet që nuk ishin aspak frymëzuese. E njëjta gjë ka ndodhur edhe para fushatës, ai nuk arriti të frymëzonte votusit. Basha i kualifikoi tradhtarë ata që kanë një mendim ndryshe. Nuk duhet ta kishte bërë.  Hipokrizia tjetër është fakti që flet për 25 prillin. Por ne kemi nje problem tjetër, ai është 13 qershori dhe duhet të flasim. Të njëjtat gjëra që i bëri Rama-Bashës, supozojmë, iu bëri Basha kandidatëve të tjerë”, deklaroi Kokalari në Spotlight në Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë