Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona, ndërsa ka proceduar penalisht 14 të tjerë në Tiranë, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”.

 

Janë sekuestruar 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

 

Në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, uniformat blu konstatuan se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike.

 

Në pranga ra pronari i ambienteve, Vangjush Manaj, 40 vjeç dhe punonjësi i tij, Ardi Muçaj, 45 vjeç.

 

Po ashtu, u arrestua edhe klienti Gazment Kajolli, të cili, gjatë kontrollit fizik iu gjet kokainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *