Dy shtetas janë vënë në pranga pasi tentuan  të kalojnë kokainë drejt Greqisë nëpërmjet pikës kuftare të Kashticës.

Efektivet e policisë kufitare kontrolluan në vijën e dytë automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *