Policia italiane ka vënë në pranga një 19 vjeçar shqiptar, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

 

Ndalimi i tij është bërë pas një konstatimi të çuditshëm që policia kishte vënë re tek taksitë në periferi të qytetit, në provincën e Mareçhiese, ku ishte vënë re i riu shqiptar.

 

Ndërkohë gjatë kontrollit, atij i janë gjetur rreth 270 gram kokainë e ndarë në katër pjesë. Gjithashtu pas kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur edhe një sasi prej 15 mijë euro të fshehura në një lavatriçe, të konsideruara si të ardhura nga trafiku i drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *