E shtunë, 3 Tetor 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kokainë në ngarkesën e bananeve/ Apeli në në burg administratorin e “Alba Exotic Fruits”

Apeli i posaçëm ka lënë në burg deri në fund të hetimeve Eduart Dautin, administratorin e firmës “Alba Exotic Fruits”.

 

Reklamë

Përmes konfirmimit të kësaj mase, gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rrëzoi kërkesën e Dautit për masë më të butë sigurie. I pandehuri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Sipas organit të akuzës, Dauti ka sjellë të paktën 6 herë kokainë nga amerika latine, në kontejnerët e bananeve, ku shërben si administrator i kompanisë.

 

Dauti është arrestuar një muaj më parë, pasi në 6 raste autoritetet shqiptare kanë sekuestruar 43 kilogramë kokainë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë