E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kokainë në makinë, pranga 32-vjeçarit shqiptar në Itali

Nje 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë në automjetin e tij.

 

Reklamë

I arrestuari identifikohet si Taulant Mani, i cili banonte në Rimini, iu sekuestruan 2 kg lëndë narkotike.

 

Sipas mediave italiane, operacioni që u zhvillua pasditen e të enjtes, synonte goditjen e krimit të organizuar, sidomos trafikun e lëndëve narkotike.

 

Taulant Mani ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në momentin kur u ndalua nga karabinierët, të cilët ngritën dyshimë pasi po lëvizte me shpëjtësi të madhe.

 

Sasia e kokainës dhe mjeti i Manit u vunë në sekuestro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë