Subscribe

Policia ka ndalura ditën e dielë dy persona në Durrës.

 

Taulant Lala 29 vjec dhe Adnant Bufi 22 vjec u arrestuan tek zona e quajtur “Ura e Dajlanit”, në Durrës.

Prangosja e tyre u bë pas kontrollit të mjetit tip BMW ku u gjetën 2 kg kokainë.

 

Dy shtetasit kishin përshtatur vendin e AIRBAG-ut të makinës për të future sasinë e drogës.

 

Të arrestuarit kishin dy muaj që mbaheshin nën vëzhgim.

 

Koakina e sekuestruar kapte vlerën e 200 mijë eurove nëse do të hidhej në treg.

 

Dy të rinjtë tendtuan të largoheshin me vrap kur pikasën policinë, por përpjekja e tyre dështoi.

 

Policia vijon punën për të zbardhur edhe më tej trafikun e drogës dhe përfshirjen e mundëshme të personave të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *