E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kokainë me vlerë 3 mln sterlina, 7 vite burg për shqiptarin në Britani

Një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij britanik, janë dënuar në Angli me 17 vite e 6 muaj burg në total, pasi janë shpallur fajtorë për trafik kokaine.

 

Gjykata në Londër dënoi me 7 vite e 6 muaj burg 24-vejcarin shqiptar Ervis Zylfi, pasi pranoi  akuzat si dhe me 10 vite burg anglezin Andreë Knox, 46 vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve ishte bërë në zonën Enfield në veri të Londrës me 3 Korrik 2018 teksa po ndodhte shkëmbimi i kokainës. Gjithashtu Zylfi i janë sekuestruar edhe 35.000 stërlina cash.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se gjatë kontrollit të makinës, policia britanike gjeti 38 kile kokaine dhe disa telefona celularë. Sipas policisë britanike, sasia e kokainës së sekuestruar nëse shitej në rrugë kapte vlerën prej 3 milion stërlina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë