E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kokainë me vlerë 250 mijë euro, pranga shqiptarit në Reggio Emilia

Një shtetas shqiptar është arrestuar me 3.5 kg kokainë në rajonin e Reggio Emilias në Itali.

Elton Barameta 28 vjec u prangos pas një aksioni të policisë italiane në disa banesa në Piacenza pas informacioneve në lidhje me posedimin e lendeve narkotike.

Droga u gjet e fshehur mjaft mirë në makinën e 28 vjecarit, konkretisht poshte kasetafonit.

Nëse do të shitej në treg, kokaina do të kapte vleren rreth 250 mije euro.

Reklamë

Pas kontrollit në shtëpi, këtij shtetasi iu gjeten edhe 30 mijë euro. Nga informacionet paraprake mendohet se Barameta ishte furnizues drogë , më shumë sesa shpërndarës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë