Subscribe

Agjentet e antidrogës kryen peshimin e plotë të kokainës së sekuestruar një ditë më parë në portin e Durrësit, nga ku rezultoi se ngarkesa totale e drogës ishte 324 kilogramë e 400 gramë.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po vijon shqyrtimin e provave  në bashkëpunim me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për të identifikuar dhe për të kapur personat e tjerë të përfshirë në trafik.

 

Shoferi i kamionit, 40 vjeçari Nazif Ajroski nga Maqedonia e Veriut, i arrestuar në flagrancë u mor në pyetje nga policia. Por burimet bene te ditur se ai mohoi te kishte dijeni per ngarkesen e paligjshme.

 

Ende bnuk dihet nëse kokaina e fshehur kryesisht në pjesën e serbatorit të kamionit, është ngarkuar në Maqedonine e Veriut apo në Shqipëri. Dyshohet se kamioni ka kaluar bosh në pikën doganoere te Qafë Thanës e më pas mund të jetë ndaluar në Tiranë për të vendosur sasinë e drogës.

 

Kokaina me vlerë miliona euro, e vendosur në disa pako të vogla, besohet se ishte destinuar për tregun europian. Kjo, pasi kamioni I nisur nga Maqedonia e Veriut po kalonte transit në Shqipëri dhe do të udhëtonte drejt Italisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *