Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës dy prej të cilëve menaxher të një lokali nate në Shkodër, dhe është shpallur në kërkim pronari, nën akuzën e përdorimit të kokainës dhe ushtrimin e prostitucionit në ambjentet e objektit.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Klubet e natës”, janë vënë në pranga menaxherët e lokalit Aldo Vruçaj 29-vjeç, Gasper Marku 27-vjeç të dy të arrestuar më herët për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe këngëtari  Zamir Jakupi 57-vjeç.

 

Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i lokalit E. M., si dhe po hetohen në gjendje të lirë balerina e lokalit L. S., 31 vjeçe dhe një klient Ç. P., 33 vjeç.

 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë përdorur ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

 

Policia njofton se gjatë aksionit është sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celularë dhe dokumentacioni i lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *