Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u gjetën me kokainë dhe kanabis.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet L.B, 34 vjeç, banues në Pogradec.

 

Sipas policisë së Pogradecit arrestimi i 34 vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i cili lëvizte me një mjet tip motorr në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.93 gram Kokainë dhe një sasi e vogël kanabisi.

 

Por krahas akisionit të ndërmarrë nga policia e Pogradecit edhe ajo e Korçës ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet M.M., 33 vjeç.

 

Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e 33 vjeçarit, policia e Korçës gjeti dhe sekuestroi 7 shiringa me mbetje lënde të dyshuar narkotike.

 

Por krahas kesaj policia ushtroi kontroll edhe në mjetin e 33 vjeçarit tip “Renault” I cili ishte parkuar para lokalit, ku gjeti 74 doza me kokainë.

 

33 vjeçari u shpall menjëherë në kërkim dhe ka nisur puna për kapjen e tij nga ana e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *