Kokainë e fshehur në arkat me banane/ Kapen “kokat” e bandës së drogës, në pranga edhe nipi i deputetit të PS
Finalizohet një operacion ndërkombëtar antidroge mes Shqipërisë dhe Belgjikës, që çoi në pranga 6 shqiptarë dhe 2 të huaj. Ky konsiderohet si një nga grupet më të fuqishme të shqiptarëve që trafikonin kokainë nga Amerika latine në Evropë.
Operacioni është zhvilluar prej datës 15 deri më 21dhjetor. Të arrestuarit ne Belgjikë janë Musa Gjikola, Genti Balliu i njohur ndryshe edhe si Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xhecuka.
Ramazan Rraja, është nipi i deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.
Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të huaj, një lituanez dhe një grek. Ndërkohë është arrestuar dhe një shqiptar, por më pas ai është lënë i lirë nga gjykata.
Sipas policisë, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.
Ky grup kriminal ngarkonte drogën në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine drejt Holandes, Belgjikes dhe Gjermanise. Ata vendosnin paisje gjurmuese dhe kur malli mbërrinte në europë, ata organizonin sulme të armatosura duke grabitur drogën.
Ndërkohë, prokuroria antikorrupsion ka nisur edhe një hetim për pasurinë e shqiptarëve të arrestuar, pasi dyshohet se këto para janë pastruar në Shqipëri.
Hetimet fillestare ndaj kësaj organizate kriminale nisën dy vjet më parë, kur agjentët antidrogë sekuestruan rreth një ton kokainë gjatë operacionit të koduar me emrin “Paraguaj”





