Dy shtetas, njëri 31 dhe tjetri 33 vjeç, përfunduan në prangat e Policisë së Elbasanit këtë të martë.

 

Efektivët ushtruan një kontroll fizik ndaj tyre dhe më pas edhe në banesën e tyre, ku iu gjetën disa doza kokainë, një sasi parash e dyshuar si e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe dy celularë.

 

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *