Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjitha akuzave në drejtim të tij gjatë ditëve të përmbytjeve.

Ai ka publikuar në “Facebook” një video nga rehabilitimi i zonës historike të Vlorës dhe bën krahasim me kohën kur ajo zonë përmbytej sa fillonin reshjet e dendura të shiut.

Shefi i qeverisë shprehet se ata që “përqeshnin” përmbytjen e Vlorës këto ditë, duhet të freskojnë kujtesën sepse më e keqja ka ikur.

“… dhe me këto pamje nga e njëjta rrugë në zonën historike të Vlorës, marrë nga i njëjti kënd pas të njëjtave reshje shiu, duke u thënë të gjithë atyre që përqeshnin këto ditë “përmbytjen” e Vlorës (apo në përgjithësi atyre që s’e bëjnë dot dallimin mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi), se është koha për ta freskuar pak kujtesën, si edhe duke i garantuar të gjithë se edhe në këtë drejtim, më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara (e do ta arrimë me edhe më shumë punë akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *