Partia Demokratike përmes Gazment Koduzit bën fajtor kryeministrin Edi Rama për mënyrën sesi është qeverisur vendi gjate tetë viteve.

Në vend që t’iu kërkojë falje qytetarëve shqiptarë, Koduzi shprehet se kreu i qeverisë vijon mashtrimet dhe popagandat boshe.

“Në vend që të ulë kokën dhe t’u kërkojë falje shqiptarëve,

Për degradimin e sistemit

Për dorëzimin e shëndetësisë në duart e koncesioneve hajdute

Për mungesën e sigurisë së ilaçeve, Për mungesën e pajisjeve dhe të barnave më spitale

Për mashtrimin me shëndetësinë falas, sot Edi Rama po u bën të tjera premtime boshe shqiptarëve. Para 8 vitesh u premtoi të gjithëve shëndetësi falas, por Edi Rama gënjeu. Shëndetësia është shtrenjtuar në çdo drejtim. Shqiptarët paguajnë edhe më shumë, sepse sistemi publik shëndetësor nuk ofron shërbimin që u nevojitet njerëzve. Boll më me mashtrime dhe propagandë!  Kupa është mbushur!”

Teksa fliste për programin e PD-së, Koduzi u shpreh se kanë ndërtuar një plan serioz pune që do ta ndryshojë për mirë shëndetësinë.

“Në qendër të sistemit do të jetë pacienti. Me parimin “paratë ndjekin pacientin”, ju do ta zgjidhni vetë mjekun tuaj të familjes, klinikën, spitalin. Kështu do të merrni shërbimin që meritoni më momentin që keni nevojë për të. Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike do të riorganizohen sipas konceptit të spitaleve “sipërmarrëse”.Ne do të sigurojmë paga 700 Euro për infermierët dhe 1200 Euro për mjekët. Ky është ndryshimi që duhet të bëjë Shqipëria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *