Subscribe

Nga kjo e premte kane hyre ne fuqi ndryshimet ne Kodin Penal, te cilat dënojnë me burg te gjithë ata qe bëjnë kontrabande apo evazion fiskal. Por këto ndryshime do te kenë te njëjtin fat si ligji i ashpëruara i procedurave tatimore, animimin ne Gjykatën Kushtetuese. Kreu i shoqatës se tregtareve Nikollaq Neranxi thotë se brenda janarit do te depozitojnë ne kushtetuese akt padinë, per shfuqizim te ndryshimeve. Neranxi është i mendimit se si dhe ne rastin e ligjit për procedurat tatimore se rrisnin ndjeshëm nivelin e gjobave, Kushtetuesja e pezulloi zbatimin e tij, edhe me ndryshimet ne Kodin Penal do te ndiqet e njëjta logjik. Ndryshimet ne kod sanksionojnë 7 deri ne 10 vite burg per ata qe bëjnë kontrabande, deri ne 10 vite burg për tregtim te mallrave te ndaluar,  si  dhe deklarim te rreme. Biznesi i ka konsideruara keto masa si te ashpra qe nuk prite te japin efektin e duhur ne ekonomi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *