Subscribe

Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se NATO nuk do të lejojë destabilitetin në rajonin e Ballkanit ndërsa çdo vend që kërkon të bëjë diçka të tillë do të marrë përgjigjen e duhur nga aleanca. Gjatë vizitës së homologut të saj malazez në Shqipëri, Kodheli tha se NATO mbron vlerat e anëtarëve të saj por në të njëjtën kohë nuk ka frikë nga politika e dyerve të hapura.

 

Për ministrin e mbrojtjes malazez Pedrag Boskovic ndikimi Rus në rajonin e  Ballkanit nuk ka efekte pasi këtu nuk jetojnë qytetarët rusë por ata shqiptarë e Malit të zi të cilat duhet të përcjellin mesazhet e frymës së bashkëpunimit.


Ajo qe na shqetëson është me te vërtete rajoni i cili ka pasur probleme  historikisht dhe kjo vizite sot behet për te bashkëpunuar ne mënyre qe diçka e tille te mos ndodhe. Dhe pikërisht ne te cilët jemi përgjegjës për ketë çështje duhet te shpërndajmë mesazhe  se si duhet te punojmë bashkërisht për te ruajtur stabilitetin e paqen ne Ballkan. Këtu nuk jetojnë ruse por banojmë ne shqiptare e malazeze dhe ne jemi te interesuar te mos krijojmë konflikte.

 

Gjatë takimit ministrja e mbrojtës Kodheli  e cilësoi vizitën e Boskovic si një mundësi të shkëlqyer për t’i rikonfirmuar Malit të Zi se shumë shpejt do të rreshtohet zyrtarisht si anëtar me të drejta të plota në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *