E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kodheli feston 7 Marsin me stafin pedagogjik të Akademisë së Forcave të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka festuar 7 marsin ditën e mësuesit bashkë me stafin pedagogjik të Akademisë së Forcave të Armatosura, pjesë e Komandës së Doktrinës së Stërvitjes së Forcës së Armatosur.

 

Reklamë

Gjatë fjalës së saj ministrja Kodheli uroi dhe falenderoi mësuesit e pedagogët ë kësaj Akademie për punën e tyre të palodhshme ndër vite. “Shumëkush nga ne mundohet që ditën e shtatë marsit të gjejë fjalët duhura, shprehjen e duhur për këtë ditë të shënuar që për fatin tonë të mirë ne kemi, dimë si ta festojmë, dhe në traditën tonë shumëvjeçare vazhdon të mbetet një ditë ku ne të paktën në atë ditë mundohemi të kujtojmë mësuesit dhe pedagogët tanë, mundohemi të kthejmë vëmendjen drejt tyre dhe sigurisht që ti gëzojmë ndonjëherë, dikush që është më i zoti dhe me ndonjë tufë me lule”, u shpreh ministrja.

 

Vlerësimin e saj për pedagogët Kodheli zgjodhi ta shprehë përmes proverbit: “Heronj nuk janë ata që mbajnë kapele, por ata që mësojnë të tjerët”.  Duke shfrytëzuar aktivitetin e zhvilluar me rastin e 7 marsit, ministrja e Mbrojtjes ka ftuar  akademikët, të cilët kanë investuar shumë vite të jetës së tyre në këtë profesion, të rikthehen për t’i dhënë një tjetër cilësi mësimdhënies në këtë Akademi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë