Zëvendës ministri i Mbrojtes Petro Koçi, këtë të martë nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus ka bërë një përbledhje të situatës së përgjithshëm të gjendjes që termeti i së shtunës la pas.

 

Në fjalën e tij zv-ministri demet nga tërmeti janë të administrueshme, e rëndësishme shume që nuk ka pasur humbje në jete njerezore, ndonëse pati goxha të lënduar. Ky është lajm shumë i mirë pasi kemi të bëjmë me termetin më të fortë në 40 vitet e fundit.

 

E dyta pastaj është fakti që ndërtesa e reja të bëra në 3 dekadat e fundit, i rezistuan mirë lëkundjeve të forta. Kanë pasur probleme vetëm banesat e vjetra. Do te duhet pak kohe që të evidentohen dëmet konkrete dhe te kategorizuara por afërsisht janë 1550 objekte të prekura nga tërmeti.

 

Ndër të tjera zv.ministri Koçi nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus ka folur dhe në lidhje me situatën politike në të cilën ndodhet vendi, duke theksuar se është koha për reflektim, në mënyrë që situate në të cilën ndodhemi të mos ndikojë në hapjen e negociatave.

 

“Pretendimi per ate qe quhet zgjedhje te parakohshme nga opozita joparlamentare bie. Zgjedhjet e reja politike të bëhen me një kod të reformuar. Reforma nuk mund të bëhet vetëm me votat e e mazhorancës,  do apo s’do opozita joparlamentare pjesën që ka në parlamet e ka origjinën nga kjo opozitë. Mazhoranca nuk ka plan B, plani është vetëm A reforma në Drejtesi dhe reforma Zgjedhore. Është vazhdimi i punëve për të ecur mirë në rrugën e integrimjt jo për të ecur sipas matricës që kërkon ky proces por që standartet e qeverisjes të jenë në nivelet evropiane.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *