E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Klubet bojkotojnë sezonin e ri/ Kundërshtohet ligji i ri për sponsorizimet

Klubet e futbollit bojkotojne të gjitha aktivitet futbollistike në Shqipëri të parashikuara për të nisur në muajin shtator.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga liga profesioniste pas një takimi të thirrur me urgjencë nga FSHF. Shkak për bojkotin janë bërë ndryshimet ligjore për sponsorizimet në sport që sipas komunitetit të futbollit nuk kanë asnjë efekt real në ekonomine e futbollit.

Reklamë

Klubet dhe FSHF kërkojnë rishikimin e ligjit pasi nuk janë marrë parasysh propozimet e tyre dhe qeveria sipas ligës nuk ka reflektuar ne ligj premtimet e dhëna.

ARMAND DUKA

KREU I FSHF-SË

“Bashkarisht duhet të vendosim për vitin e ardhshëm, duke parë këtë pandemi apo virusin, që vijon të kanosë vendin tonë. Duhet të përshtatemi për të bërë më të mirën e edicionit të ardhshëm, për ndryshimet ligjore që ne duhet të kërkojmë për ndryshimin e futbollit në Shqipëri.”

4 kërkesat e Liges Profesionte për qeverinë janë konkretisht miratimi i një ligji  për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga vetë komuniteti i futbollit, përfshirja e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH  e reduktuar në masën 6 %, zgjerimi i gjobave dhe kamat vonesave për detyrimet fiskale të klubeve si edhe zgjatja e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 deri në 10 vite.

Të gjithë presdientët kanë hedhur firmat e tyre ndërsa i vetmi qe nuk ka firmosur është Presdienti i Teutës, Edmond Hasanbelliu.

Në takimin me drejtuesit e klubeve të Superiores Duka e cilësoi të suksesshëm sezonin që lamë pas, ndërsa i ftoi klubet të bënin një kërkesë të përbashkët drejt qeverisë për lejimin e tifozëve në stadium në sezonin e ri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë