E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hetimi ndaj Erion Veliajt, Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

Ilustrim · Vizion Plus

Deputetja socialiste Klotilda Bushka u thirr nga SPAK për hetimet që kjo prokurori po bën ndaj saj.

Sipas dosjes që çoi pas hekurave Erion Veliajn, Bushka dyshohet të ketë orientuar dhe intimiduar dëshmitarët që kishte thirrur Prokuroria Antikorrupsion.

Po në dosje thuhet se Bushka së bashku me Ajola Xoxën, i asgjësoi dëshmitares Ina Goxhaj celularin brenda shtëpisë së prindërve të deputetes socialiste.

Në 10 shkurt, SPAK njoftoi zyrtarisht se për këto arsye po e heton kryetaren e Komisionit të Ligjeve nën dyshimet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në bashkëpunim, Veliaj, dyshohet se ka kryer korrupsion e pastrim parash, ndërsa gruaja e tij edhe mosdeklarim të ardhurash.

/vizionplus.tv

 

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh