Subscribe

5 venddepozitime te mbetjeve urbane qe gjenden ne Shkodër do t’i nënshtrohen rehabilitimit. Premtimi u be nga ministri i mjedisit Blendi Klosi i cili i quajti këto pika pasoja te një krim mjedisor. Ai paralajmëroi kryetaret e bashkive se do te ndëshkohen me gjoba nëse situata nuk ndryshon.

 

Blendi Klosi: “Ne kemi kërkuar prej kohësh që pushteti lokal të marrë përgjegjësitë e menaxhimit të mbetjeve urbane në shkallë vendi, nuk bëhet fjalë vetëm për Shkodrën por në shumë qytete të Shqipërisë venddepoztimi i mbetjeve inerte nuk është zgjidhur dhe ne e kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë me forcë. në rast se bashkitë nuk do të marrin procesin ligjor të dhënies së këtyre venddepozitimeve në menaxhim ne do të kërkojmë vendosjen e masave dhe po ashtu penalizim të drejtpërdrejtë të kryetarëve të bashkive. Është e pafalshme që qytetet si Shkodra, apo qytete të tjera të mëdha, të kenë këtë situatë që vërehet nga kjo pikë. Duhet të kuptojmë që mjedisi është një pasuri e përbashkët dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë”.

 

Klosi mori pjese ne mbjelljen e 120 fidanëve tek “Varrezat e Dëshmorëve” ne Shkodër.

 

“Si gjithmonë në një bashkëpunim të shkëlqyer me Eko mendjen dhe shkollën pyjore te Shkodrës jemi këtu së bashku me strukturat e Mjedisit të qytetit Shkodrës dhe me prefektin për të bërë një operacion simbolik në mbjelljen e 120 fidanëve siguruar nga Agjencia e Mjedisit por po ashtu për të vazhduar me mbjelljen e 1 mijë të tjerëve në një zonë tjetër e cila në fakt ka të bëjë me dy momente; e para po të shikoni nga ky pozicion ku jemi, situata është rehabilituar nga projekti zviceran, por rehabilitimi nuk mjafton dhe ky është I gjithë procesi që ne duam të realizojmë”

 

Ministri i mjedisit kërkoi nga qytetaret e Shkodrës te mirëmbajnë investimet me qellim qe hapësirat ku janë mbjelle pemët te mos shndërrohen serish ne vendgrumbullime mbetjesh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *