Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në kuadër të nismës #krijoO2tend është ndalur këtë të enjte në Malësinë e Madhe, në Shkodër ku së bashku me të rinjtë e kësaj zone mbollën 1 mijë pemë të reja.

 

Në fjalën e mbajtur, Klosi tha se fidanët e mbjellur do të ndihmojnë në mbrojtjen e zonës nga erozioni.

 

“Këtu të rinjtë mbollën 1 mijë fidanë nën kujdesin e Agjencisë së Zonave të mbrojtura për t’i shtuar gjelbërimin kësaj bashkie edhe pse bashkia e Malësisë së Madhe figuron si një nga ato bashkitë që ka më shumë pemë në rang vendi, por përsëri 1 mijë fidanë të mbjellë këtu nga nxënësit e shkollave, do të ndihmojnë për mbrojtjen nga erozioni dhe po ashtu do të krijojnë te të gjithë këta fëmijë, ndjesinë se do të duhet të dashurohen me natyrën e të mbjellin sa më shumë pemë”, tha ministri Klosi.

 

Një ditë përpara ditëve të cilësuara si Ditët e Pemëve, ministri Klosi ripërsëriti thirrjen drejtuar cilitdo që do të japë një kontribut sado simbolik në mbrojtje të natyrës, që të mbjellë pemët e tij, kudo ndodhet në Shqipëri, në këtë aktivizim social që synon gjelbërimin e Shqipërisë tonë turistike.

 

“Me kryetarin e bashkisë përcaktuam të gjithë hapat për datën 1 dhe 2 mars, ku nxënësit e shkollave do të jenë të angazhuar në mbjelljen e sa më shumë pemëve dhe po ashtu në rehabilitimin e të gjitha zonave të mbrojtura. Mendoj se është një operacion, që është shtrirë nga veriu në jug dhe ne do vazhdojmë me intesitet që të të rinjtë dhe të rejat të shtojmë edukimin mjedisor dhe po ashtu ndjesinë se mbjellja e pemëve, i lidh ata me natyrën përgjatë gjithë jetës. Shumë faleminderit nxënësve të shkollave që sot erdhën këtu dhe bashkë me ekspertët e pyjeve po mësojnë sesa i rëndësishëm është pylli dhe sesi pylli mund t’i shërbejë shumë mirë komunitetit dhe mund të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së banorëve të këtyre zonave”, u shpreh ministri Klosi.

 

Kryetari i Bashkisë së Maësisë së Madhe shprehu angazhimin e plotë të institucionit që drejton, që në bashkëpunim me strukturat e mjedisit, të asistojë nxënësit, por jo vetëm, të gjithë ata që do ti bashkohet aksio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *