Subscribe

Ministri I Turizmit Blendi Klosi leter kryetareve te bashkive bregdetare ku I kërkon të marrin masa për vendosjen e rojeve në zonat ku bëhet plazh.

 

“Merrni masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare.Ligji është i qartë. Ndërprerje e kontratës për kë nuk zbaton ligjin. Ju si kryetar bashkie keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det. Ndërprisni kontratat me subjektet që nuk garantojnë sigurinë në plazhe. Nxis organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e 3 jetëve javën e kaluar.”

 

Qëndrimi I ministrit Klosi vjen pas ngjarjeve të rënda fundjaven e kaluar ku në Sarandë dhe Durrës vdiqën tre turiste në det.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *