Subscribe

Ministri i turizmit Blendi Klosi ishte sot ne Vlore, për ditën ndërkombëtare të mjedisit. Nga aty ai lajmëroi hapjen e destinacionit turistik, Sazanit dhe Karaburunit ku inauguruan dhe investimin ne një anije private.

 

Një nga kërkesat që na erdhi nga komuniteti i turizmit të zonës ishte hapja sa më shpejt e Sazanit për pushuesit dhe sot konkretisht jemi në realizimin e kësaj detyre pasi bëmë të mundur së bashku me ministrinë e Mbrojtjes dhe me të gjitha strukturat e rendit për të siguruar qetësinë dhe natyrisht edhe sigurinë në këtë aktivitet turistik të hapjes së Sazanit dhe të Karaburunit për pushuesit të cilët tashmë janë të afruar nga agjencitë turistike vendase dhe të huaja.

 

Blendi Klosi foli edhe per objektivin që këtë vit Shqipëria të sjell me shume fitime se sezonin e kaluar, ndonëse theksoi se mjedisi politik nuk është teper i favorshëm.

 

Mendoj që jemi në një sezon që po fillon shumë mirë I cili do të realizojë padyshim shifrat e vitit 2018 por në qoftë se do të kishim shumë më tepër atmosferë për zhvillimin e turizmit, në qoftë se do të kishim shumë më tepër shoqëri të orientuar jo nga debate politik por nga turizmi, ky sezon do të ishte një spektakël i vërtetë dhe numri i turistëve do të shtohej realisht mbi 6 milionë që ishin në vitin 2018.

 

Klosi tha se po punohet për të hartuar një ligj të ri për ekonominë e detit, dhe se duhen me shume investime ne shkolla profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *