Subscribe

Ne mesin e sezonit turistik, ministri Blendi Klosi u tërheq vëmendjen bashkive te shtojnë masat per sigurinë ne plazhe, cilësinë e shërbimeve dhe per nje mjedis te pastër. Nga Divjaka, e shpallur një nga 16 zonat me përparësi ne zhvillimin e turizmit, Klosi deklaroi se ne muajin gusht pritet një rritje e numrit te turisteve.

 

Ndërsa duke iu referuar investimeve në Divjakë, ministri Klosi tha se janë shtuar ofertat e turistike, duke rritur ndjeshëm numrin e vizitoreve ne Parkun Kombëtar.

 

Ne planet e qeverise është qe ne zonën e Semanit dhe plazhit të Divjakës, te ndërtohen resorte me 4 dhe 5 yje, per te ndërthurur zhvillimin turistik me bukuritë e natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *