Subscribe

Ministri Blendi Klosi vendosi që celjen e sezonit të bëjë nga Lezha, konkretisht nga zona turistike e Rërës së Hedhur.

Në mesazhin e tij, Ministri u ndal tek aksioni që duhet të nisin të gjitha njësitë vendore për përgatitjen e sezonit, i cili fillimisht duhet të nisë me një mjedis të pastër.

 

Eshtë shumë e nevojshme që të kemi një, tani dhe pas procesit zgjedhor të kemi një rikthim të gjithë aksion eve tona të pastrimit pasi Shqipëria do të duhet të vazhdojë jetën e saj normale. Procesi zgjedhor mbaroi dhe procesi i turistëve po afrohet dhe prandaj dhe sot fillojmë këtu nga Bashkia Lezhë, e cila duhet thënë është një nga bashkitë kampion të procesit të pastrimit të zonës turistike 2020 shënoi një aktivizim të jashtëzakonshme të Bashkisë së Lezhës për të mbajtur pastër të gjithë sezonin turistik në Lezhë dhe kudo ku ajo u zhvillua.

 

Të rinjtë e shkollës “Xhovalin Gjadri” së bashku edhe me vullnetarët nga bashkia dhe agjencia e zonave të mbrojtura nisnë aksionin e pastrimit të zonës.

 

Klosi u shpreh optimist se seozni do të jetë i mbarë por dhe së shpejti do të nisë promovimin e shqipërisë pa covid..

 

Sezoni i ri turistik besoj do të shënoj një arritje shumë të madhe për ekonominë Shqiptare prandaj na duhet të pergatitemi fortë dhe për këtë së bashku me Kryetarët e Bashkive me Prefekët do të ndërmarrin të gjithë aktivizimin e nevojshëm për të sistemuar të gjithë zonën e plazhit po po ashtu do të duhet që së bashku me operatorët turistik te promovojmë një turizëm turistik free corona dhe për këtë arsye i gjithë provesi i vaksinimit që po ecen me shumë shpejtësi në gjithë Shqipërinë do të duhet që të zhvillohet me shumë përkujdesje në sektorin turistik.

 

Paraelisht qeveria po vijon me vaksinimin e stafeve turistike, për të ofruar më shumë siguri për turistët që të vizitojnë Shqipërinë të vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *