Real Madrid-Liverpul premton spektakël dhe luftë të fortë sportive. Finalja e Uefa Champions League të shtunën në Kiev do të vendose përballë dy ekipe që forcën e tyre e kanë tek sulmi por në realitet Zidane dhe Klop, dy trajnerët rivale nuk kanë të njëjtin stil loje. Nga njeri krah Zidanë i mëshon më shumë ekuilibrave në fushën e lojës, kundërsulmeve vrastare dhe në mënyrë te veçante, administrimit me shumë klas të një grupi të madh lojtarësh. Nga ana tjetër Jurgen Klop është besnik i një loje sulmuese të varur nga lëvizshmëria më e madhe e gjithë skuadrën dhe agresiviteti ndaj  kundërshtarit.

 

Këto dy stile dhe mënyra sesi e shkojnë Zidanë dhe Klop futbollin me siguri e bëjnë finale e madhe te Kievit një ndeshje te paparashikueshme, spektakolare dhe natyrisht me pritshmeri të madhe për të pasur edhe gola, çka në dukje tek finalet mendohen se janë me pakice. Zidanë megjithëse më i ri në moshë dhe në eksperience si trajner, ka fituar shumë në Champions pasi kjo është finalja e katërt që luan në 5 vitet e fundit dhe ndërkohe i ka fituar tre trofe. Aftësia për të përdorur lojtarët e duhur në ndeshjet e rëndësishme ka bërë Zidanin, një trajner tepër të vlerësuar.

 

Nga ana tjetër Klop i beson verbërisht skemës 4-3-3, një ekip i brishte në fazën difesive, por që shënon shumë dhe kjo i jep mundësi teknikut gjerman t’i gëzohet shpesh here fitoreve. Skuadrat e Klop historikisht kanë qenë të vështira për t’u përballuar, sepse të detyrojnë të harxhosh shumë energji pasi tekniku gjerman pëlqen skuadra që nuk e lejojnë kundërshtarin të mbajë shumë topin. Ai vërtet ka luajtur vetëm një finale ne 2013 te humbur ndaj Bayernit, por kjo nuk është njësi matëse për të mos besuar tek triumfi sidomos me një tifozeri të jashtëzakonshme si ajo e të kuqve dhe me një traditë të madhe ne kurriz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *