Jurgen Klopp kishte ‘emocione të përziera’ pasi Liverpooli u eliminua në çerekfinale të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 3-1 ndaj Atalantës, duke pranuar se italianët e merituan kualifikimin tutje.

“Të Kuqtë” kishin një mision të vështirë para vetes në Bergamo pasi duhej të përmbysnin shifrat pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Atalantas në ‘Anfield’ falë dy golave nga Gianluca Scamacca dhe një të Mario Pasalic.

Të besuarit e Klopp e nisën për mrekulli takimin në ‘Gewiss Stadium’ kur Mohamed Salah realizoi nga pika e bardhë pas vetëm shtatë minutave lojë, por Atalanta u mbrojt mirë në vazhdim, madje rrezikuan në disa raste portën e Alisson.

“Ishte vërtetë e ndërlikuar dhe ne nxituam paksa në disa raste. Nëse Trent Alexander-Arnold do të kishte qenë në një gjendje më të mirë fizike, do të kishim shkuar më larg, por është e mrekullueshme që ai ka arritur të luajë.

“Ne e fituam ndeshjen dhe ky ishte reagimi që deshëm të shfaqim. Ishte e vështirë dhe ne e dinim se do të ishte kështu, por ata e merituan kalimin tutje 100 për qind”, tha Klopp pas ndeshjes. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *